Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot diten kur 12 vite më parë u shpall i pafajshëm në Tribunalin e Hagës.
“Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës.
Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare.
Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë.