Live

7 gjuhët më të vështira në botë për tu mësuar!

14:03 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

A e dini cilat janë 7 gjuhët më të vështira në botë për tu mësuar? Të mësosh një gjuhë të re nuk është kurrë e lehtë. Më e ndërlikuar akoma është kur zgjedh një gjuhë një jashtëzakonisht të vështirë, si këto që do t’ju rendisim më poshtë.

Prandaj, nëse keni menduar ndonjëherë: “Cilat janë gjuhët më të vështira në botë?” ne po ju sjellim 7 prej tyre. Sic mund ta kishit menduar, shqipja është një ndër tyre.

1. Gjuha Japoneze

Besoj se e dini se japonishtja është një nga gjuhët më të vështira në botë. Ekspertët besojnë se mund të zgjasë deri në 88 javë rresht për të mësuar bazat e gjuhës dhe akoma më tepër kohë për t’u ndjerë i sigurt për të folur me vendasit. Ekspertët thonë se si gjuhë, krahasuar me të tjerat merr më shumë kohë për t’u mësuar. Vëhstirësia qëndron si në alfabet, si në gramatikë ashtu edhe në evolimet kulturore të gjuhës. 

2. Gjuha Mandarin ose Kinezisht

Një nga vështirësitë e të udhëtuarit në Kinë është se keni dy gjuhë që duhet të mbani mend. Mandarina është gjuha më e zakonshme që flitet në Kinë. Sidoqoftë, mund të duhen muaj ose vite me radhë për të kapur bazat – dhe madje nuk do jeni i sigurt që po përdorni gjuhën e duhur! Pavarësisht, është dicka jashtëzakonisht mbresëlëne për ata që janë bërë folës të rrjedhshëm.

3. Gjuha Koreane

Si një tjetër gjuhë aziatike me një alfabet dhe strukturë gramatikore krejtësisht të ndryshme, do t’ju duhet të rifilloni bazat nëse udhëtoni në gadishullin e Koresë. Kjo është një gjuhë totalisht e izoluar, ndaj mos u mundoni të gjeni ngjashmëri me gjuhë të tjera. Do t’ju duhet sigurisht kohë, por do t’ia vlej sepse është një gjuhë vërtet e bukur.

4. Gjuha Arabe

Një tjetër gjuhë me një alfabet dhe sistem krejtësisht të ri për administrimin e gramatikës. Arabishtja ka përparësinë të jetë një nga gjuhët më të folura në botë. Pavarësisht nëse vendosni të udhëtoni në Dubai ose në Marrakesh, ka më shumë të ngjarë të përfundoni duke përdorur atë sesa disa nga gjuhët e tjera të vështira në këtë listë. Ju paralajmërojmë që zona të ndryshme përdorin fjalor të ndryshëm – kështu që duhet të mësoni një fjalë ose dy shtesë për të përshkruar të njëjtën gjë kur udhëtoni në vende të ndryshme.

5.Gjuha Kantoneze

Sikur të mos mjaftonte njëra gjuhë në Kinë, për të udhëtuar nga një skaj në tjetrin, do të duhet të flasësh edhe Kantonisht. Disa thonë se Kantonishtja është thjesht një dialekt i mandarinës, mirëpo shumica janë dakord se mund të klasifikohet si gjuhë më vete. E mira është fakti se mund ta flisni atë në disa pjesë të Hong Kongut, Tajlandës, Malajzisë dhe Vietnamit, është një gjuhë e vështirë për t’u mësuar, por ia vlen t’i hedhësh një sy.

6.Gjuha Shqipe

Vizitoni Ballkanin dhe ka të ngjarë që të dëgjoni gjuhën shqipe. Si anëtarja e fundit që mbijetoi në pemën e familjes së saj si gjuhë, mund ta hasni si gjuhë në jug të Italisë, në veri të Greqisë dhe disa pjesë të Gjermanisë. Pasi shumë emigrantë shqiptarë u vendosën në vende të huaja, ata morën gjuhën e tyre me vete. Sidoqoftë, kjo nuk e bën më të lehtë për të mësuar, dhe dy dialektet kryesore të saj janë thuajse të panjohura nga njëra-tjetra! Kanë dallime të forta dhe madje edhe brenda dialektit. Siç ndodh me dialektin geg në veri të Shqipërisë dhe dialektit geg në Kosovë.

7. Gjuha Finlandeze

Kush e dinte që finlandezët kanë gjuhën më të vështirë në rajonin nordik të botës? Ajo është një nga gjuhët më të vështira për tu mësuar. Ndërsa Suedia dhe Norvegjia kanë tendencë të kenë një fjalor dhe gramatikë të ngjashme, Finlandës i pëlqen t’i bëjë gjërat pak më të vështira për ata që kërkojnë të komunikojnë në atë zonë. Ekspertët thonë se mund të zgjasë deri në 44 javë mësim për të zotëruar gjuhën finlandeze.

Shpërndaje në

U Kopjua