Live

Lajmërohet policia në Graçanicë, dikush deponoi 656 monedha 2-euroshe false

09:30 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të raportohen me të madhe në Policinë e Kosovës.

Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se një i tillë është raportuar edhe dje në Graçanicë.

Atje, ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar. 

Shpërndaje në

U Kopjua