Live

Hamza s’ka vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i preferueshëm se ai me LVV-në

08:57 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë nga partitë në vend për formim të koalicioneve qeverisëse.

Hamza është shprehur se një koalicion i mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, do të ishte më i preferuar se ai me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, përparësia e LDK-së qëndron te afërsia programore dhe politikat e përbashkëta.

“Në vitin 2019 këtu në Debat Plus nuk kam vendosur vija të kuqe, pse? Të gjitha partitë janë të Kosovës. Partitë i votojnë qytetarët e Kosovës,” tha Hamza, në “Debat Plus”, duke shtuar se nuk i përjashton asnjë parti nga diskutimi për bashkëpunim.

“Për mua koalicion i preferuar për shkak të programit, koncepte politike është më i pranueshëm me partitë në opozitë, me LDK-në,” u shpreh ai.

Sidoqoftë, ai nënvizoi se nuk preferon një koalicion me LVV-në për shkak të dallimeve konceptuale dhe historisë së marrëdhënieve të mëparshme.

“Me LVV-në, për shkak të dallimeve konceptuale, të kaluarës, nuk është koalicion i preferuar,” sqaroi Hamza, duke theksuar se “vijat e kuqe” janë treguar të paqëndrueshme dhe nuk do të ndjekë këtë qasje.

“Nuk e kam bërë të kaluarën dhe nuk e bëj as sot, kur e kam parë sot që kanë dështuar”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...