Live

Prokuroria bllokon 24 prona dhe 11 vila në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

08:58 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona dhe 11 vila në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë.

Në një njoftim për media, Prokuroria bën të ditur se vendimi për ndalimin e përkohshëm të pronave është bërë në dyshimet se ato janë përfituar me anë të veprës penale.

Sipas Prokurorisë, vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

Njoftimi i plotë:

Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërde dhe 11 objekte (villa)

Prishtinë, më 26 shtator 2024 / Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...