Live

Inspektorati largon veturat e braktisura në hapësirat publike në Prishtinë

14:57 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka nisur sot një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një njoftim për media, Inspektorati bën të ditur se kjo po bëhet me synim që të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.

Inspektorati i Prishtinës, nën udhëheqjen e Drejtorit Florian Dushi, ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.

Ky aksion është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës.

Me këtë iniciativë, synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...