Live

Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për blerjen e teksteve

15:30 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Mungesa e deputetëve të mazhorancës duke pamundësuar fillimisht kuorumin ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e blerjes së teksteve shkollore. Kjo bëri që fillimisht të dështojë mbledhja, por me rikthimin e deputetëve të pozitës ajo vazhdoi.

Kryetari i Komisionit Shemsedin Dreshaj tha se partia në pushtet nuk është e pranishme dhe se në mungesë të kuorumit nuk mund të vazhdojë tutje. Por, pastaj mbledhja rifilloi pasi deputetët nga radhët e LVV-së u kthyen në komision, duke e bërë të mundur vazhdimin e punës së komisionit.

Qëllimi i formimit të komisionit është që të shikohet se si ka shkuar procesi për tekstet shkollore.

Bekim Haxhiu, deputet nga  radhët e PDK-së tha se kanë gjetur një numër të madh të parregullsive në procesin hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Sipas planprogramit që kemi miratuar si komision puna jonë duhet të vazhdojë deri në përpilimin e raportit final që duhet të dorëzohet në Kuvend. Kemi bërë punë intensive dhe komisioni  ka kryer punët. Kemi intervistuar dhe kemi gjetur një numër të madh të parregullsive në procesin hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore. Bojkotimi nga ana e deputetëve të VV-së është përpjekje për të penguar këtë hetim dhe gjetjet në hetimin e procesit të subvencionimit të teksteve shkollore”, tha Haxhiu.

Agim Aliu, deputet nga LDK tha se në këtë proces ka pasur nxënës që deri në fillim vitit shkollor nuk kanë pasur tekste dhe sipas tij çfarëdo komisioni që formohet tregon që ka pasur shkelje të mëdha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...