Live

“Rritje ekonomike ka pasur edhe për familjet”, Rukiqi-Muratit: 60% e pagave shkon për barna dhe ushqime bazike

14:46 / 29 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot përmes një postimi të bërë në Facebook tha se në këto katër vite, përveç bizneseve ka pasur rritje ekonomike edhe për familjet kosovare, dhe se depozitat në banka janë shtuar për 1.51 miliardë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lidhur me këtë ka reaguar Berat Rukiqi i LDK-së, i cili ka thënë se Ministri Murati ka harruar të tregoj se sot 60 për qind e pagave shkon për barëra dhe ushqime bazike.

“Ministri po thote qe ekonomite familjare jane pasuruar shume, por po harron te na tregoj qe sot 60% e pagave tona shkon per barna dhe ushqime bazike (buke, qumesht, sheqer, vaj). Kur ky Minister dhe kjo Qeveri ka filluar mandatin perqindja e pages per barna dhe ushqime bazike ka qene 30%”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai thotë se Ministri po e krahason vitin 2024 me vitin e pandemisë ku secila ekonomike familjare janë detyruar t’i përdorinin depozitat e tyre për mbijetesë.

Duke na trajtuar, sipas manualit te tyre, si injorante dhe analfabet, vitin 2024 po e krahason me vitin e pandemise, kur secila ekonomi familjare, jane detyruar t’i perdorin depozitat e tyre per mbijetese dhe sherim nga pandemia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...