Live

Ky është pronari i lokalit në Prizren që u arrestua bashkë me 18 të dyshuarit për bixhoz

11:20 / 23 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona në Prizren, pasi dyshohet se kanë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz pa ligjshëm.

Grupi i dyshuar u kap në flagrancë në një lokal në rrugën ‘2 Korriku’ nga patrullat e stacionit policor në Prizren që zbarkuan dhe arritën t’i arrestojnë të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sinjali ka publikuar emrat e 18 të arrestuarve, shumica prej të cilëve kanë të kaluar kriminale.

Përveç tyre, në pranga të Policisë ka rënë edhe pronari i lokalit, Riza Thaqi i cili tashmë është duke u mbajtur në stacion policor.

Të gjithë të arrestuarit ngarkohen me veprën penale bixhoz – të cilët jo rrallëherë kanë përfunduar në qeli

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...