Live

Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit

17:19 / 23 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me masave të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se vendi i tij mbështet heqjen e pjesshme të këtyre masave, por kjo sipas tij, nuk do të thotë që këto sanksione do të hiqen deri në fund të vitit.

Guerot tutje ka thënë se këto masa ishin përgjigje e veprimeve të Qeverisë së Kosovës, veprime këto që ishin të pakoordinuara dhe fatkeqe.

“Për hir që t’ua kujtoj të gjithëve, ne kishim një tërheqje masive nga ana e serbëve të Kosovës nga institucionet, përfshirë edhe komunat. Ne mendojmë se këto dorëheqje kanë qenë shumë të rëndësishme për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe për komunitetin serbë në Kosovë. Kishim zgjedhjet të cilat janë bojkutuar, dhe bojkoti po ashtu fatkeqësisht ka qenë fatkeq sepse ka çuar në vazhdimësi të bllokadës, megjithatë, me nismën e Qeverisë së Kosovës të cilën neve e kemi konsideruar fatkeqe dhe jo të mirëseardhur, në maj të vitit 2023 që po ashtu ka çuar në dhunë në Zveçan, me 90 ushtarakë të KFOR-it të cilët ishin lënduar bashkë me gazetarë të Kosovë”, ka thënë Guerot në Klan Kosova.

“Masat ishin vendosur si përgjigje ndaj këtij veprimi të qeverisë, të cilën të gjithë ne, BE-ja ndjenim se ishte veprim fatkeq”.

“17 muaj më vonë disa çështje ose janë përmirësuar, ose kanë ndryshuar. Sepse është bojkotuar edhe referendumi për heqjen e kryetarëve të komunave, kjo nuk ka ndryshuar situatën por mendojmë që sa më parë të kemi zgjedhje të reja komunale, sa më shpejt aq më mirë”, shtoi ai.

“Kemi diskutuar gjatë verës se nëse këto masa mund të hiqeshin, ishin disa veprime të pakoordinuara, të cilat patën efekt negativ në diskutimet tash. Franca është në favor të heqjen e pjesshme të masave, këtë e ndajnë disa, jo të gjithë hezitojnë, por nuk mund të parashoh nëse diskutimet mund të sjellin rezultat deri në fund të vitit”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...