Live

Pamje nga sulmi me granatë dore në objektin e komunës së Zveçanit, shkaktohen dëme materiale

09:53 / 29 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ndërtesa e komunës së Zveçanit është sulmuar me granatë dore, mbrëmë pas mesnate.

Përveç policisë, rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Ai ka publikuar disa fotografi se si duket komuna sot, pasi sulmit të mbrëmshëm

Peci ka dënuar aktine dhunshëm dhe tregon se sulmi ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

“Sulm me granata dore rreth orës 23:45 në objektin e Komunës së Zveçanit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, shkuan Peci në Facebook.

Rasti ka ndodhur mbrëmë para mesnate.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani tha për gazetën online Reporteri.net se nuk ka pasur të lënduar përpos dëmeve materiale. Ai bëri të ditur se ndërtesa e komunës është dëmtuar dhe po ashtu edhe katër vetura të parkuara.

Sipas dyshimeve të policisë, bëhet fjalë për një granate dore e llojit M-75.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktu dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zvecanit e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.

Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, tha Elshani për Reporteri.net.

Kujtojmë se dy ditë më parë, dy granata dore janë hedhur edhe në oborrin e stacionit policor në Zveçan. Policia bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dënoi ashpër këtë akt, duke e quajtur të papranueshëm dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

Peci, ka thënë se si kryetar i asaj komune do të angazhohet për të siguruar se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...