Live

Rrustemi merret me LDK-në: Nuk e dinë çfarë thonë, sepse s’kanë qëndrim për veriun

10:53 / 29 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka shkruar dy statuse, në të cilët ka komentuar Jehona Lushakun e LDK-së dhe partinë më të vjetër në Kosovës.

Rrustemi ka kritikuar Lushakun dhe LDK-në.

Rrustemi ka bërë një vlerësim arbitrar, duke thënë se LDK-ja nuk e di çfarë thotë për situatën në veri.

“Po ia kujtoj Jehona Lushakut dhe LDK-së, se kërkesë e vazhdueshme e Serbisë ka qenë m’u largu Policia e Kosovës nga veriu e të qëndrojë vetëm KFOR. Ndërkohë që edhe LDK po na thotë sonte se vetëm KFOR garanton sigurinë në veri.

Pak me i thanë skandal. Nuk e dinë çfarë thonë, sepse nuk kanë qëndrim e s’kanë pasur kurrë për situatën në veri” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...