Kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj ka kujtuar 12 vjetorin e lirimit të tij nga Haga.
Përmes një postimi, Brahimaj uroj që ky 28 nëntor të jetë i fundit edhe për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
“Kam qenë krenar atëherë për luftën e UÇK-së dhe i tillë jam edhe sot”, ka shkruar Brahimaj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Data 29 nëntor ka një rëndësi të veçantë në jetën time. Sot janë bërë saktësisht 12 vite kur Tribunali i Hagës mori vendimin për lirimin tim.
Një natë pasi festuam 28 nëntorin në Hagë, të nesërmen u mor vendimi për lirimin tim nga burgu i Hagës.
Kam qenë krenar atëherë për luftën e UÇK-së dhe i tillë jam edhe sot.
Uroj që të jetë 28 nëntori i fundit në Hagë edhe për çlirimtarët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe t’i presim së shpejti në Kosovë për të festuar së bashku.
Me respekt, Lahi Brahimaj