Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar se sot janë bërë 19 vite nga lirimi i tij nga Haga.
Ai tha se përmes këtij procesi bota kuptoi historinë e tërë të popullit të Kosovës.
“Sot bëhen 19 vite nga lirimi im nga Haga, nga ai proces përmes të cilit bota e mbarë e kuptoi historinë e tërë të popullit të Kosovës, që ishte ngritur në këmbë për t’i dhënë krah luftës sonë të drejtë për liri e çlirim, kundër një okupatori e agresori historikisht shtypës e famkeq, siç ishte Serbia”, shkroi ai.
Limaj tutje ka shkruar se kjo fitore ishte kauzë kombëtare para syve të botës.
“Më e madhe së sa pesha e lirimit tim, ishte fitorja e parë e kauzës sonë kombëtare para syve të botës, përmes drejtësisë ndërkombëtare.
Ndjehem krenar qe ky proces perveç se ka mbetur fitorja e parë e drejtësisë, është aktgjykim i cili po mbetet bazament në dëshminë e pastërtisë së luftës së drejtë në çdo betejë, andaj pres sa më parë kthimin e bashkëluftëtarëve tanë nga Hagë, dhe shënimin përfundimtar të fitores së luftës së drejtë të UÇK’së për çlirim e liri”, tha ai.