Ditën e enjtë mbetet mot i butë, kryesisht me vransira, e herë herë priten mundësi për riga shiu. Frynë erë jugore-juglindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C, e ato maksimale arrinë deri në 12C e 15C.
Prej së premtës e përgjatë fundjave, në përgjithësi do të mbretëroj mot i paqëndrueshëm, me më shumë vransira, e kohëpaskohe me të reshura të dobëta shiu, derisa ato të borës mbeten vetëm në zona të larta malore.
Temperaturat maksimale megjithëse mund të pësojnë rënie, luhaten ndërmjet 7C e 12C, e ato minimale 2C e 5C. Nga dita e premtë frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 3-10m/s, njofton Mendimk për Motin.