Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar vëllain e tij, e më pas ia ka dëmtuar gomat e veturës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë Jug / 26.02.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe më pas me thikë ka dëmtuar gomat e veturës së vëllait të tij ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.