Live

Kompania “Dita Travel” futet në Listën e Zezë nga OSHP- Pronari nuk ofroi dëshmi që nuk ishte nën hetim

16:13 / 27 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka vendosur të përjashtojë nga pjesëmarrja në aktivitetet e prokurimit Kompaninë e Autobusëve “Dita Travel”. Sipas vendimit, kjo masë është marrë për tre muaj, 

Ky vendim është marrë pas kërkesës së Policisë së Kosovës, në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, i cili pretendonte se kompania ka vepruar në kundërshtim me Rregulloren e Prokurimit Publik.

Në dokumentin zyrtar të OSHP-së, thuhet se “Dita Travel” është përjashtuar nga prokurimi publik deri më 19. maj 2025, për shkak se nuk ka vepruar ne harmoni me nenin 25.9 te Rregullores për prokurim publik në tenderin për “Shërbimet e transportit të udhëtarëve për nevojat e PK-së”.

“Diskualifikohet nga pjesëmarrja në aktivitetet e prokurimit për periudhën kohore në kohëzgjatje 3/tre muaj, duke filluar nga data 20.02.2025 deri me datën 19.05.2025″, thuhet në vendim.

Sipas arsyetimit të vendimit, Autoriteti Kontraktues kishte kërkuar dorëzimin e dëshmive nga ATK, vërtetimin nga Gjykata Komerciale për kompaninë dhe vërtetimet për pronaret që nuk janë nën hetime nga Gjykata.

Si rrjedhojë, operatori ekonomik është diskualifikuar dhe më pas është futur në Listën e Zezë.

Pronari i kompanisë “Dita Travel”, Hajdar Dili është kontaktuar nga Gazeta Insajderi lidhur me vendimin e lëshuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për përjashtim nga aktivitetet e prokurimit duke e futur në listë të zezë për tre muaj kompaninë e tij, por i njejti nuk ka dashur të komentoj rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua