Live

Dëmtohet objekti i QM-së në Gjakovë, ishte jashtë funksionit për një kohë të gjatë

09:11 / 19 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Persona të panjohur ende për policinë, dyshohet se kanë dëmtuar objektin e mjekësisë familjare në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, ky objekt kishte një kohë të gjatë që ishte jashtë funksionit, transmeton Klankosova.tv.

“Raportohet se persona të panjohur, kanë dëmtuar në objektin e mjekësisë familjare e cila për një kohë të gjatë ishte jashtë funksionit. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua