Ka nisur edhe seanca e 49-të me radhë ku përsëri po tentohet konstituimi i parlamentit.
Seancat e kaluara kanë dështuar me arsyetimin e zakonshëm, mosvotimi i komisionit për votim të fshehtë, ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur kandidaten, Albulena Haxhiu për pozitën e shefes së Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.
Seanca e sotme zhvillohet pas takimit të djeshëm konsultativ të presidentes, Vjosa Osmani me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.