Një 32-vjeçar humbi jetën këtë pasdite në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, pranë bustit “Willson”, raporton TopChannel.
Pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, 32-vjeçari ra nga lartësia e një skele dhe për pasojë, ndërroi jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.