Live

A po kalon Zafir Berisha në PDK?

22:33 / 25 Nëntor 2022

Nga admin

I ftuar i radhës në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës është zyrtar i lartë i Nismas Socialdemokrate dhe ish-deputeti në tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.

Ai ka folur rreth qeverisje së Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit dhe dështimet e tyre në politikën kosovare.

Berisha në këtë intervistë ka deklaruar se opozita në pushtet nuk është në nivelin e duhur.

“Opozita nuk është në nivelin e duhur sepse është si një traktor i dimrit që nuk dhezet e duhet të shtyhet sepse këto reagojnë kohë pas kohe. Por me situatën e rëndë që jemi opozita duhet të mendoj edhe diçka tjetër, duhet ti mendoj edhe protestat sepse janë të nivelit demokratik e jo protesta të nivelit të Albin Kurtit me kall Prishtinën, thjeshtë opozita uhet ti kontribuojnë vetëdijesimit qytetarë”, ka deklaruar Berisha.

Çështja e mundësisë së shkuarjes në një koalicion me PDK’në:

“NISMA në konventën e fundit programore ka dalur me një ide të përbashkët, front ky që është duke u mbështetur nga qytetarët që po pritet me heshtje nga subjektet politike, pra nuk ka të bëjë më bashkim të forcave politke por ka të bëë me rreshtimin e forcave politke përball një të keqes që po i vjen Kosovës çdo ditë e më shumë”, ka thënë Berisha.

Se a do të iu bashkohet PDK’së, Zafir Berisha, ndiqeni videon e mëposhtme./ Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua