Live

Abazi kritikon “pa mëshirë” diplomacinë kosovare, tregon se si ia refuzoi Kurti ndihmën

11:33 / 11 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka mbajtur konferencën javore të tij për media.

Edhe kësaj radhe nuk kanë munguar kritikat e tij ndaj Qeverisë Kurti për politikën e jashtme dhe dialogun,

Abazi në fjalimin e tij të plotë, të cilin e ka publikuar në Facebook ka thënë se dialogu është konceptuar gabim që nga fillimi.

“Siç thotë populli “ne ujkun në torishtë e kemi tanimë“, e qartë kush e ka sjellur, kjo është bërë në kohë dhe rrethana të vështira e shumë të dyshimta, nga ata qe nuk jane në politike, por ja që marrja e përgjegjësisë politike për të udhëhequr me vendin, poashtu vije duke trashëguar edhe marrëveshjet e arritura dhe në këtë rast edhe marrëveshjet e Brukselit. Po, e drejtë është që Serbia nuk po zbaton marrëveshjen për energjinë, as për targat, e as edhe marrëveshjet tjera. Por, partnerët dhe aleatët tanë po kërkojnë pa asnjë ekuivoke që të kryejmë obligimet e nënshkruara nga Kosova qe Serbia te mos kete justifikim. E drejtë ose jo, kjo nuk është çështja kryesore e as ajo qe eshte ne favorin tone. Alarmi ngritet, e problem që shtrohet si çështje është rëndësia dhe pesha e marrëdhënieve me aleatët dhe partnerët ndërkombëtar. Kjo situatë ka ardhë si pasojë e degradimit të pozitës dhe fuqisë negociuese të shtetit tonë dhe kornizimit të gabuar të dialogut që nga fillimi”, ka thënë ai.

Abazi madje thotë të ketë ofruar përkrahjen e tij për marrëdhëniet me SHBA-në dhe dialogun.

“Që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie kam ofruar perkrahjen eparezerve tek kryeminstri për marrëdhëniet me SHBA dhe poashtu kam komentuar dhe ofruar ekspertizën time për negociatat dhe marredheniet e me BE dhe shtetet individuale- kam realizuar me shume sukses kontakte dhe angazhim konkrete ne agjenden epoltikes se jashtme. Por edhe per SHBA dhe Per Evrope ne të dyja rastet jane refuzuar r. Nuk e kuptoj aresyjen sidoms pas ngathtesise ne poltiken e jashtme. Në momentin kur Lajçak ka krijuar një platformë ku janë përfshirë deputetë të pozitës, të cilët kanë udhëtuar për në Finland, qeveria disa herë e ka pasur të kjartë që arsye për këtë lloj intervenimi është se Kosovës do t’i vijnë ditë të vështira dhe duhet të ketë zëra pranues e perkrahes të planit të lehtësuesit. Kjo ka qenë e qartë dhe kjo gjë është përgaditur për një kohë të gjatë, duke i pergaditur per te mos thene keq informuar edhe faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar. Qasja e mekur në politikën e jashtme dhe format e izoluara të përgaditjes së terrenit per suksese diplomatike, kanë rezultuar në qëndrime të ashpra sa i përketë veprimeve të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Por ndihma e Abazit, u refuzua nga Kurt.

“Unë i kisha propozuar Kryeministrit Kurti që të ndihmoja në përgaditjen e strategjisë dhe takimeve në SHBA dhe forcimin e qartësisë, duke përdorur përvojën time 20 vjeçare të punës me institucionet e SHBA-ve. Edhe kjo ofertë ishte refuzuar. Jam i bindur që po të jetësohej ajo strategji, sot, do të kishim një rezultat krejt tjetër prej asaj çfarë po e shohim këto ditë”, ka thënë tutje ai.

“Largimi i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës është karta dhe çelësi i Serbisë për të rrëzuar nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të Berlinit, si dhe për të mbajtur minimumin e presionit ndërkombëtar për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Është dashur më pak se një javë pas Samitit në Berlin, për të kuptuar që Open Balkans ishte korniza e status-quos që i konvenonte vetëm Serbisë. Në momentet e dinamizimit të Procesit të Berlinit, Serbia shpërfaqi nervozizmin e saj duke u gjendur në rrethin e barabartë me të gjitha vendet, përfshirë Kosovën që kanë përcaktuar qartë kursin e tyre Evropian, dhe kanë dënuar e kanë vënë sanksionet kundër Rusisë”, ka thënë ai

Shpërndaje në

U Kopjua