Live

Abdixhiku: GjND-ja i dha Kosovës jo vetëm të drejtë, por edhe legjitimitet ndërkombëtar

13:45 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kujtoi si më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në Facebook, ai shprehet se ky konstatim historik ishte rezultat i një pune të përkushtuar të njerëzve më profesionistë dhe përkrahjes së pakusht të aleatëve tanë ndërkombëtarë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet demokratike të Bashkimit Evropian.

“Ky vendim nuk ishte vetëm një fitore ligjore, por një vulë legjitimiteti ndërkombëtar për shtetësinë e Kosovës, për të drejtën tonë historike dhe politike për të qenë të lirë dhe të pavarur. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet krenare për rolin e saj të pazëvendësueshëm në të gjithë këtë proces, në rrugën e shtetformimit dhe të afirmimit ndërkombëtar të Kosovës. Sot, 15 vjet më pas, përkujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuan në këtë të arritur madhore dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë demokratike dhe të barabartë mes kombeve të lira”, përfundon mesazhi i kreut të LDK-së, njofton Klankosova.tv.

May be an image of text that says '而是肌内你空屋产香政爲因究 LDK 22 KORRIK 2010 GJYKATA NDERKOMBETARE E DREJTESISĘ KA KONSTATUAR SE "SHPALLJA E PAVARESISE SẼ KOSOVES NUK PARAQET SHKELJE Te SẼ DREJTES NDERKOMBETARE".'

Shpërndaje në

U Kopjua