Live

Ademi del nga spitali shkon në Gjykatë, shpejt pritet vendimi

15:16 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore e Prishtinës është duke e mbajtur seancën për caktimin e masës së sigurisë për Agim Ademin. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës u shoqërua sot me autoambulancë në gjykatë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk ka marr vendim për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ndonëse në media po raportohet se ndaj Ademit është marrë vendimi për arrestit shtëpiak, kjo është demantuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Unë nuk kam informacion deri në këto qaste (ora 14:30) që Gjykata ka marr vendim për rastin që ju po pyesni”, ka thënë Gashi për IndeksOnline.

Rikujtojmë se vetëm 24 orë pasi mori vendim për ta ndaluar për 48 orë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj Agim Ademi, nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua