Live

Aktori i njohur amerikan: Gjyshja ime ishte nga Kalabria, ajo fliste gegërisht

10:16 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Komediani dhe aktori i njohur amerikan, Danny DeVito, ka dhënë së fundmi një intervistë përmes së cilës ka treguar për origjinën shqiptare të paraardhësve të tij.

Ylli i Hollywoodit zbuloi se gjyshja e tij ishte kalabreze dhe fliste dialektin gegë.

Kjo pjesë u shpërnda në Twitter nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

“Gjyshja ime ishte nga Kalabria, në fund të çizmes (i referohet formës së hartës së Italisë) dhe atje është Shqipëria. Ajo fliste… një gjuhë, një dialekt që quhet gegë”, u shpreh aktori.

Ai tutje ka sqaruar se ky dialekt është e folura në veri të Shqipërisë.

Shpërndaje në

U Kopjua