Live

Aktori i “Squid Game” akuzohet për ngacmim seksual ndaj një gruaje

08:25 / 26 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Aktori i serialit  “Squid Game”, O Yeong-su është paditur për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

Në padinë për fituesin e çmimit “Golden Globe” u tha se ai e kishte prekur një grua në mënyrë të papërshtatshme gjatë vitit 2017.

Viktima e supozuar kishte paraqitur një ankesë në polici në dhjetor të vitit të kaluar, por ata e mbyllën çështjen në prill pa ngritur akuza kundër Yeong-su, shkruan Variety.

Çështja u rihap nga zyra e prokurorit në Suwon që operon në jug të kryeqytetit të Seulit, derisa aktori i ka mohuar akuzat.

Ai ka folur më parë për akuzat, duke thënë se e kishte kapur dorën e gruas në fjalë, siç është shprehur ai, për t’ia treguar asaj rrugën përreth një liqeni.

Po ashtu, O Yeong-su i kishte kërkuar falje publike viktimës, por një veprim i tillë nuk ishte pranuar nga ajo, duke bërë që ta ridenoncojë aktorin dhe t’i shkojë procesit gjyqësor deri në fund.

Shpërndaje në

U Kopjua