Gjatë së shtunës, policia në Pejë pati informatë se ka një mjet të dyshuar shpërthyes në një lokal në Dollc të Klinës.
Sipas njoftimit të fundit, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dje, ka larguar të gjithë personat dhe ka siguruar vendin e ngjarjes.
Njësitë EOD dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin, me ç’rast nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore, raporton Klankosova.tv.