Live

Albin Kurti: Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Kosovë

09:07 / 08 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se xhudistja Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Kosovë.

Sipas tij, qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesit – janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë.

Tutje, ai ka folur edhe për programin e xhudos i cili do të futet nëpër shkolla.

“Përmes programit të xhudos, përveç që po sigurojmë zhvillimin e sportit në vend, njëkohësisht po krijojmë mundësi për të rinjtë tanë që të shprehin talentin e tyre, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm si dhe të jenë të suksesshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua