Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për vite të tëra e drejtoi qeverinë në ekzil, vdiq të martën në mëngjes pas një sëmundjeje të gjatë, ka njoftuar familja e tij.
Ai ishte 78-vjeç.
Për vdekjen e tij ka raportuar edhe agjencia amerikane e lajmeve AP, e cila njoftoi se Bukoshi vdiq në Gjermani, ku edhe po trajtohej për kancer dhe po pranonte mbështetje financiare nga qeveria shqiptare, sipas familjes së tij.
Bukoshi ka lënë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota, Nita dhe nipërit Dardan dhe Taulant.