Live

Arbana iu tregon për sulmin ndaj Top Channel, Luizi shpërthen në lot: E njihja viktimën, ja çfarë deklaron për çmimin e madh

21:48 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Mbrëmjen e sotme, Big Brother ka nisur ndryshe nga herët e tjera. 

Studio ishte e zbrazët ku ndodhenin vetëm Arbana dhe dy opinionistët.

“Vëllai i Madh” ka zgjedhur që për sulmin ndaj Top Channel t’ju tregojë edhe banorëve.

Banorët të përlotur shprehën ngushëllime familjes së viktimës, Pal Kolën.

Luizi shpërtheu në lot ku tregoi se e njihte të ndjerin dhe deklaroi se nese ishte fitues një pjesë të çmimit do e çonte te familja e rojes së sigurimit që humbi jetën mesnatën e 27 marsit.

Shpërndaje në

U Kopjua