Live

Argjentina e Messit tregon “dhëmbët”, shënon fitore të madhe kundër Meksikës

22:00 / 26 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore të madhe ndaj Meksikës dhe ka fituar tre pikët e para në Kupën e Botës.

Argjentina shënoi fitore me 2:0, shkruan kosovalive.net

Dy golat e Argjentinës i shënuan Lionel Messi dhe Enzo Fernandez.

Argjentina tash ka 3 pikë dhe gjendet në vendin e dytë. Kurse Meksika është në vendin e fundit me 1 pikë.

Ndeshja e radhës e Argjentinës do jetë kundër Polonisë, kurse Meksika kundër Arabisë Saudite.

Shpërndaje në

U Kopjua