Live

Arrestimi i zyrtarit të komunës, e konfirmoi certifikatën e një personi të vdekur, për të marrë pensionin e Zvicrës

11:55 / 27 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin S.S. dhe ndaj tij ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në Komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenët gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tashmë së ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 Fr.Zvicerane.

Po ai me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh.

Shpërndaje në

U Kopjua