Live

Arrestohet një person në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, tentoi t’u japë ryshfet policëve

09:50 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Të hënën në Rrugën Nacionale Mitrovicë-Leposaviq është arrestuar një person pasi ka tentuar t’u japë ryshfet policëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti u kishte ofruar para zyrtarëve policorë në mënyrë që ata të mos i shqiptonin një tiketë kundërvajtëse”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”.

Shpërndaje në

U Kopjua