Live

Arrihet marrëveshja, rreth 500 mijë euro investime në stadiumin e Malishevës

23:16 / 30 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati vizituan sot stadiumin e këtij qyteti, “Liman Gegaj”.

Qëllimi i këtij takimi, në mes të Ministrit dhe Kryetarit, ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Malishevës, për ndërtimin e infrastrukturës në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj’, në Malishevë. Vlera e investimit do të jetë rreth 500 mijë euro.

Kjo u njoftua nga skuadra e Malishevës nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

Pa dyshim se kjo do të jetë ndihmë e jashtëzakonshme për Malishevën, klub ky që bën gara në elitën e futbollit kosovar.

Shpërndaje në

U Kopjua