Live

Australia fiton kundër Tunizisë, ia rrit shpresat vetës për kualifikim

13:04 / 26 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Australisë ka arritur të shënoi fitore kundër Tunizisë me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mitchell Duke në minutën e 23-të, shkruan kosovalive.net

Pas dy ndeshjeve, Australia ka 3 pikë, kurse Tunizia mbetet në kuotën e 1 pikëve.

Ndeshja e ardhshme e Australisë do të jetë kundër Danimarkës, ku edhe duhet ta kërkoj kualifikimin, kurse Tunizia do luaj kundër Francës, me pak gjasa për kualifikim./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua