Ish-boksieri i njohur kosovar, Aziz Salihu është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit.
Kjo u bë e ditur nga vajza e tij, Monika Salihu përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Reagimi i saj i plotë, pa ndërhyrje:
Dashamirë të nderuar
Miq e Familjar
Dua ta ndaj me ju dhimbjen
Babi (Zizi Olimpiku) është i diagnostikuar me Sëmundjen e Alzajmer. Kemi qen gjithmon bashkë si familje dhe do t’jemi Sa t’kem Jete.. Sprovât janë për çdo der për çdo Shtet. Nuk mund të gënjej për dhimbjen se nuk është vetëm prindi im por vet jeta.. Unë jam dhe do t’vdes si QIKA E BOKSERIT.. Aziz Salihu sa e ka dasht familjen e vet e ka dasht Kosovën dhe popullin.. Edhe sot ju don me shpi edhe pse sot Ai është NDRYSHE 🥹 Iluaji Zizi OLIMPIKU