Live

Bad News Eagles mposht ekipin Copenhagen Flames dhe kalon në finale të turneut CCT South Europe me vlerë 50 mijë dollarë

16:09 / 07 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj ekipit danez Copenhagen Flames, për ta siguruar finalen në turneun CCT South Europe.

Bad News Eagles kanë shënuar fitoren e tretë radhazi në turneun me vlerë 50.000 dollarë.

Me një rikthim fantastik në mapin e parë, Bad News Eagles e vazhduan formën e mirë edhe në mapin e dytë, për ta përmbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Me këtë fitore, ata kanë siguruar finalen në turneun CCT South Europe, dhe e presin fituesin nga ndeshja Aurora – 9INE.

Ndeshja finale do të zhvillohet sot nga ora 18:30 dhe do të transmetohet në platformën Gjirafavideo. 

Shpërndaje në

U Kopjua