Live

Bajqinovci pretendon se ‘zbuloi’ propozimin e BE-së që e refuzoi Kurti dhe e pranoi Vuçiqi

21:27 / 21 Nëntor 2022

Nga admin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar se sot në takim në Bruksel, Serbisë iu kërkua që të respektohen marrëveshjet, ndërsa Kosovës iu kërkuar që të heq dorë nga po të njëjtat marrëveshje.

Sipas Bajqinovcit sot në takim, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbrojtur interesat e vendit si dhe të BE-së, pasi që sipas tij, BE-ja ka hequr dorë nga propozimet e veta.

Deputeti i LVV-së tutje ka thënë se do të ketë deklarata që po prishemi me BE-në, por sipas tij po insistojnë në mbrojtje të propozimeve të tyre.

Postimi i plotë:

Oferta e BE-së paska qenë që detyrimet që Serbia ka nga marrëveshjet që i ka nënshkruar vetë t’ia numërojë si kompromise, ndërkaq Kosova të heq dorë nga zbatimi i vendimeve që dalin nga po të njëjtat marrëveshje. Njërës palë, Serbisë po i kërkohet që të respektohen marrëveshjet. Tjetrës palë, Kosovës po i kërkohet që të heq dorë nga respektimi i po të njëjtave.

Kur Kosova propozoi që të trajtohet me urgjencë propozimi i ashtuquajtur Franko-Gjerman (evropian) e që po mbështetet nga të gjitha fuqitë perëndimore, pas refuzimit të Serbisë, mungoi vendosshmëria e BE-së.

Albin Kurti sot përpos që mbrojti interesat e vendit, e mbrojti edhe BE-në, e cila për fat të keq hoqi dorë nga propozimet e veta.

Pritni tash deklaratat që po prishemi me BE-në, kur në fakt ne po insistojmë në mbrojtje të propozimeve të tyre!

Shpërndaje në

U Kopjua