Live

Bajrami: 273 milionë euro të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji

12:38 / 23 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Prokuroria ka filluar herimin për tenderët sekret, duke theksuar se nga viti 2021 deri në vitin 2024 në nivelin qendror janë lidhur 2123 të negociuara, shkruaj Periskopi.

Bajrami ka bërë thirrje te organet e drejtësisë që të merren me këto kontrata.

“𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞 e𝐮𝐫𝐨, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy”, ka shkruar Bajrami ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Prokuroria paska filluar hetimet për tenderët sekret (pa publikim të njoftimit për kontratë)

Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik prej 𝟐𝟏 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟏 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐭𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒, vetëm në nivelin qendror janë lidhë 𝟐𝟏𝟐𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐚𝐫𝐚 (njëburimore) 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐄𝐮𝐫𝐨, prej tyre 𝟏𝟑𝟒𝟖 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë kontrata për herë të parë, ndërsa 𝟕𝟕𝟓 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë aneks-kontrata.

𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ e𝐮𝐫𝐨, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy.

Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu veten.

Thirrja jonë organve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfundu në veshë të shurdhër.

#bëhundryshimi
#LidhjaDemokratikeeKosovës

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...