Live

Bajrami reagon ndaj qeverisë: Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos. Mos luani me qytetarë!

16:37 / 03 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj mos ekzekutimit të pagave ndaj mësimdhënësve, raporton KosovaLive.

“𝐌𝐨𝐬 𝐥𝐮𝐚𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈!
Ju bëj thirrjeve juristëve të këtij vendi, sidomos atyre që janë të afërt me Qeverinë, që t’i tregojnë Kryeministrit, Ministrit të Financave edhe Ministres së Drejtësisë se: 𝐍𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐚𝐬𝐤𝐮𝐣𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭’𝐢 𝐜𝐞𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐚𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈”, shkruan Bajrami.

Mos harroni se ka familje që sot i keni lënë pa bukë dhe ata deri sot kanë menduar që megjithatë kanë një Qeveri. Goditja e dytë është goditja që po i bëni sistemit të drejtësisë.

Rreth 25 mijë punëtorë të arsimit dhe mijëra të tjerë të administratës do të ju drejtohen gjykatave dhe kështu ju do të krijoni kaos në sistemin e drejtësisë. Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos.
Ekzekutoni pagat dhe mos luani me qytetarë se janë kohë të vështira, ka shkruar Bajrami.

Shpërndaje në

U Kopjua