Live

Bashkimi përjashtohet nga Liga Ballkanike

13:55 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Klubi i basketbollit Bashkimi është përjashtuar nga Liga Ballkanike.

Kjo e fundit ka njoftuar se klubi kosovar është klubi i tretë që nuk i ka kryer obligimet ndaj Delasport Balkan League këtë sezon dhe nuk do të marrë pjesë në pjesën e mbetur të sezonit 2022-23 në këtë ligë, shkruan kosovalive.net.

“Më 15 dhe 16 mars, na ka arritur një email nga KB Bashkimi, i cili informoi se ‘duket e pamundur për ne të udhëtojmë dhe të zhvillojmë ndeshje ndërkombëtare’. Prandaj, ne nuk shohim asnjë opsion për KB Bashkimi që të jetë pjesë e ligës dhe të marrë pjesë e të luajë vetëm ndeshjet që do t’i luajë në Prizren”, njoftoi drejtori i ligës, Shay Shtriks.

Bashkimi i ka luajtur vetëm 7 nga 12 ndeshjet e këtij sezoni në Ligën Ballkanike, ndërsa së fundmi nuk ishte në gjendje t’i mbulonte shpenzimet për udhëtime dhe angazhime jashtë vendit.

Prandaj, eksperienca e ekipit Portokalli në Ligën Ballkanike për këtë sezon ndalet këtu.

Shpërndaje në

U Kopjua