Live

BE-ja nuk komenton vizitën e nesërme të Lajçakut në Kosovë

17:06 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stanos, nuk ka dhënë detaje rreth kësaj vizite.

Në përgjigjen e tij të fundit,  Stano ka thënë se është pjesë integrale e çdo përfaqësuesi special të BE-së që të takojë partnerë dhe se nuk i komenton vizitat e tilla.

“Është pjesë integrale e punës së çdo Përfaqësuesi Special të BE-së për të takuar partnerë dhe për të vizituar kryeqytetet në rajon për të cilat Përfaqësuesi Special i BE-së është përgjegjës. Ne zakonisht as nuk bëjmë njoftime specifike për vizita të tilla pune dhe as nuk i komentojmë ato”, tha Stano për KlanKosova.

Shpërndaje në

U Kopjua