Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar për herë të parë, pas publikimit të listës zgjedhore të PDK-së.
Hamza ka thënë se Kosova mundet ma mirë kur kemi guxim e kurajë ta vendosim atë para vetes dhe nevojat e qytetarëve para ambicieve politike.
Përtej çdo dallimi, Hamza ka thënë se do të punojë krah për krah me të gjithë qytetarët për ta bërë vendin tonë më të mirë, duke u kujdesur dhe mbështetur secilin prej tyre.
“Lista zgjedhore e Partisë Demokratike u dorëzua sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Emrat që janë në listë si kandidatë për deputetë, që qëndrojnë pranë meje në këto zgjedhje, nuk dorëzohen kurrë deri sa ta bëjmë Kosovën më të mirë. Kosova mundet ma mirë kur kemi guxim e kurajë ta vendosim atë para vetes dhe nevojat e qytetarëve para ambicieve politike. Ne gjithmonë e kemi bërë këtë. Ekipi ynë i mrekullueshëm, me ekspertë të shumtë, pas 9 shkurtit, do t’iu shërbejë shumë më mirë të gjithë qytetarëve tanë.
Ne, përtej çdo dallimi, do të punojmë krah për krah për ta bërë vendin tonë më të mirë, duke u kujdesur dhe mbështetur çdo qytetar.
Kosova mundet ma mirë, me ekipin më të mirë!”, ka shkruar Hamza.