Live

Befasia e radhës, Maroku fiton pastër kundër Belgjikës

16:07 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Maroku ka regjistruar fitore në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Marokienët shënuan fitore ndaj Belgjikës në ndeshjen e dytë të Grupit F, kundër Belgjikës – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Al Thumama” përfundoi me rezultatin 0:2.

Abdelhamid Sabiri (73’) dhe Zakaria Aboukhlal (90+3’) shënuan në fitoren e Marokut.

Maroku tani ka 4 pikë dhe është lider në grup, me një pikë më shumë se Belgjika që është e dyta.

Kroacia është e treta me 1 pikë, kurse Kanada e fundit dhe pa pikë.

Shpërndaje në

U Kopjua