Live

Bekim Jashari uron festat e Nëntorit

23:30 / 26 Nëntor 2022

Nga admin

Ish-kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka uruar festat e Nëntorit.

Ai ndër te tjera ka shkruar se në shënim të festës së 28 Nëntorit, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes Publike të UÇK-së, edhe këtë vit tashmë tradicionalisht ka filluar festivali mbarëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”, në kujtim dhe nderim të historisë sonë të lavdishme dhe luftëtarëve të Lirisë që krahas luftës heroike nuk e ndalën asnjëherë këngën për kombin dhe atdheun tonë për të cilin dhanë më të shtrenjtën jetë, transmeton Kosovalive.net

Jashari ka shtuar se ky festival pa dyshim që është i një rëndësie të veçantë sepse në këtë festival në një frymë konkuruese pasqyrohen këngë të shumta burimore si vlerë e trashëgimisë sonë kombëtare.

Ky është postimi i tij:

Në shënim të festës së 28 Nëntorit, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes Publike të UÇK-së, edhe këtë vit tashmë tradicionalisht ka filluar festivali mbarëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”, në kujtim dhe nderim të historisë sonë të lavdishme dhe luftëtarëve të Lirisë që krahas luftës heroike nuk e ndalën asnjëherë këngën për kombin dhe atdheun tonë për të cilin dhanë më të shtrenjtën jetë.

Ky festival pa dyshim që është i një rëndësie të veçantë sepse në këtë festival në një frymë konkuruese pasqyrohen këngë të shumta burimore si vlerë e trashëgimisë sonë kombëtare.

Rapsodëve konkurues iu uroj suksese në përformancat e tyre që përmes kënges i këndojnë kombit, kulturës, traditave, heroizmit dhe luftërave tona shekullore për Liri e Pavarësi.

Gëzuar!

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Kosovë