Live

Benzema e komenton përmbysjen e mbrëmshme të Liverpoolit

08:14 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Karim Benzema ishte protagonist i Real Madridit në fitoren e thellë ndaj Liverpoolit me rezultat 5:2.

Sulmuesi francez i realizoi dy gola, njëjtë si Vinicius Junior, ndërsa një tjetër e shtoi Eder Militao në “pushtimin” dhe përmbysjen e “Anfield Road”, ndërsa gola të pamjaftueshëm për “Reds” realizuan Darwin Nunez dhe Mohamed Salah.

E pas ndeshjes, Topi i Artë e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e përshëndetur lojën e ekipit, ndërsa qysh tash po mendon për ndeshjen e kthimit.

“Çfarë nate. Mjaft krenar me ekipin. Shkojmë përpara. Shihemi në Bernabeu. Alhamdulillah. Hala Madrid”, ka shkruar përfaqësuesi i deridjeshëm francez.

Shpërndaje në

U Kopjua