Live

Beqa: Osmani ka mund t’i takojë nga 20 njerëz, por politikë të jashtme s’kemi pasur

17:43 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot gjatë fjalimit në Kuvend, ka folur për çështje të ndryshme, përfshirë edhe diplomacinë e jashtme.

Për këtë, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në T7 ka thënë se nuk ka asnjë sukses në politikën e jashtme, derisa shtoi se “presidentja ka mujt me u taku me 20 njerëz përnjëherë, por nuk ka pasur suksese”.

“Nuk e di me çfarë matje e bën politikën e jashtme, thotë se ka taku njerëz të shumtë, por ajo ka mujt me i taku kah 20 njerëz përnihere nëpër forume, por nuk ka pasur politike të jashtme, as në koordinim me miq ndërkombëtar, as me SHBA-në e BE-në. Osmani mbahet mend për disa skandale, për shkelje kushtetuese, nga shkarkimi i Valdete Dakes e tutje. Nuk mundet me na fol per suksese në politikën e jashtme. Bëjnë lobime çdo ditë, por nuk ka njohje, nuk e kanë idenë se çka ndodh në politikën ndërkombëtare, flasin më shumë për luftën në Ukrainë”, tha Beqa.

Shpërndaje në

U Kopjua