Live

Berisha: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë burimi i propagandës kundër UÇK’së

22:12 / 25 Nëntor 2022

Nga admin

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës është zyrtar i lartë i Nismas Socialdemokrate dhe ish-deputeti në tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.

Në këtë intervistë Berisha ka thënë se burimi i propagandës kundër UÇK’së, janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Për mua Albini dhe propaganda serbe janë një. Albinin mundet të jetë gjithçka por nuk është njëri. Sa të jem gjallë nuk ja fali atij, ai e ka ushqyer propagandën kundër luftës së lavdishme të UÇK’së, mundet të arsyetohet, por ai ka bërë kalkulime e kamuflime nga më të ndryshmet. Në gjenezë, burimi i propagandës deri në ardhjen në pushtet kundër luftës së lavdishme është bërë kur janë bë bashkë Albini dhe Vjosa”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se këta organizohen të na luftojnë neve.

Ish-deputeti Berisha ka thënë se kjo qeverisje është qeverisje e praktikantëve.

“Për tre vite sa kam qenë deputet, me vjen keq të shoh Kuvendin e Kosovës për nivelin ku ka ardhur. Kur isha deputetnë legjislaturën e tretë, kur u shpall pavarësia, e 14 prapa të fut në mendime se çka ka qenë ai fenomen që ka ardhur deri në këtë situatë kuvendi dhe Kosova”, ka thënë ish-deputeti Berisha

Ai përmen rastin e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

“Në komisoni hetimor e patë se çfarë rehabilitimi iu është bërë një sekseri të kompanisë serbe të energjisë. Deputeët ia bënë rehabilitimi një njeriu për të cilin ai e ka vendin në burg e jo ambasador”, ka përmendur ai.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë./ Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua