Live

Berisha njofton protestë kombëtare, do të mbahet më 11 shkurt

22:39 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se me datë 11 shkurt do të mbahet protestë kombëtare.

“Përfundoi mbledhja dhe u diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti, largimi sa më shpejt i Edi Ramës i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, policira sekrete, ka angazhuar e korruptuar shefin e kundërinteligjencës së SHBA. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjesimin e Berishës”, tha Berisha.

“Më datë 11 shkur Shqipëria marshon dretj Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e sheshet e saj në një protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë”, tha Berisha.

Ai ftoi të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestë.

“Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri e kudo që ndodhen të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më mizore”, tha Berisha.

Shpërndaje në

U Kopjua