Live

Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit

16:20 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shtatë ditë para protestës së 11 shkurtit, Sali Berisha foli për skenarët dhe planet e zhvillimit të tubimit të parë të Partisë Demokratike për vitin 2023.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita do të jetë e fokusuar që çështjen Mcgonigal ta çojë deri në fund, duke premtuar që kryeministri Rama të ketë fund të njëjtë si ish-agjenti i FBI.

Berisha sqaroi edhe lëvizjet që do t’i bëjë Partia Demokratike në rast se të drejtën për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit me logon zyrtare të PD-së do ta ketë grupimi i udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, shkruan Euronews.al.

Kryedemokrati foli edhe për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat bashkiake, duke theksuar se ende nuk është përcaktuar nëse do të zgjidhen me primare apo me ndonjë metodë tjetër.

Shpërndaje në

U Kopjua